TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Naftëtarët e Ballshit këtë të enjte janë zhvendosur dhe po protestojnë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, ku kërkojnë që të takohen me ministren Belinda Balluku.
Naftëtarëve u është konfirmuar se do të zhvillojnë një takim me zv.ministrin Ilir Betja, takim që ata e kanë refuzuar.
“Na thanë që të takohemi me zëvendës ministrin, por ata janë takime të rezauruara nuk na japin zgjidhje takime të tilla.
Personi i vetëm që mund të na japë përgjigje është vetë ministrja Balluku”, ka thënë një protestues.
Një tjetër protestues shprehet se janë mashtruar disa herë nga premtimet boshe të zv.ministrit dhe do të vijojnë protestën e tyre deri në përgjigje nga vetë ministrja Balluku.
“Ka më mashtrues se Ilir Betja, ditë për ditë. Në fund të qershorit tha se do të lëshohet uzina e Ballshit por vetëm na ka mashtruar.
Ministrja po i shmanget përgjegjësisë, pasi në qershor ajo tha se lëshohet, por asgjë nuk ka ndodhur, atje na sjellin vetëm mashtrues. Ne jemi bërë edhe kontratat për të marrë lekët, por asgjë.
Kam marrë lekë borxh për të ardhur në protestë, do vijojmë qëndrimin derisa të marrim një përgjigje”, është shprehur një tjetër protestues.