AKTUALITET, 17 Shtator 2020, 12:26

Operacioni ndërkombëtar i anti-drogës, Policia: Këta janë pesë të arrestuarit në Shqipëri

Operacioni ndërkombëtar i anti-drogës, Policia: Këta


Janë publikuar emrat e pesë të arrestuarve në Shqipëri në kuadër të operacionit ndërkombëtar të drogës të finalizuar në dhjetë shtete.

Ata janë Gentjan Manaj i arrestuar në Tiranë, Elvis Jaupaj dhe Jorin Llambro të arrestuar në Vlorë, Rexhino Ibrahimi i arrestuar në Durrës dhe Vladimir Lesaj i arrestuar në Lezhë.

Sipas policisë ata do të ekstradohen jashtë vendit, pasi hetimi i trafikut të drogës është drejtuar pikërisht nga autoritetet italiane.

Njoftimi i policisë:

Në Tiranë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi Gentjan Manaj, 35 vjeç, banues në Tiranë, Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Në Vlorë janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasit Elvis Jaupaj, 27 vjeç dhe Jorin Llambro, 31 vjeç, pasi Gjykata e Firences, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Në Durrës është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, shtetasi Rexhino Ibrahimi, 33 vjeç, pasi Gjykata e Firences, Itali, i caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”.

Në Lezhë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi Vladimir Lesaj, 40 vjeç, pasi Gjykata e Firences Itali, e ka dënuar me 24 vite burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi drogat“.