AKTUALITET, 17 Shtator 2020, 13:21

FOTO LAJM/ Tensionet gjatë protestës, shikoni momentet e përplasjes. Aktivistja përqafohet me protestuesin për të ndaluar arrestimin nga policia


Protesta e naftëtarëve përpara ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës u shoqërua me tensione, pasi protestuesit tentuan të çanin kordonin e policisë.

Pjesë e kësaj proteste ishin dhe përfaqësues të Organizatës Politike, disa prej të cilëve edhe u shoqëruan.

Siç shihet edhe nga fotot, disa qytetarë u shoqëruan në polici, ndërsa shihet edhe një aktiviste, e cila përqafon një prej protestuesve duke mos e lënë atë të shoqërohet në polici.