AKTUALITET, 17 Shtator 2020, 14:11

Protesta e naftëtarëve, PD: Edi Rama të mos fshihet pas policëve, duhet të mbajë premtimet

Protesta e naftëtarëve, PD: Edi Rama të mos fshihet pas


Partia Demokratike ka reaguar, përplasjes së policisë me naftëtarët e Ballshit para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Në reagimin e saj PD-ja shkruan se naftëtarët kanë të drejtën e tyre të protestojnë dhe të kërkojnë pagat e prapambetura, policia nuk mund të përdoret kundër tyre.

Ndër të tjera në reagimin e saj selia blu shkruan se qeveria duhet të dëgjojë zërin e naftëtarëve dhe t’u zgjidhë problemin pa vonesa dhe mashtrime të tjera.

Deklarata e plotë:

Policia e Shtetit nuk duhet të përdoret kundër qytetarëve. Naftëtarët janë në të drejtën e tyre për të kërkuar pagat e prapambetura dhe vijimin e punës. Qytetarët nuk mund të shfrytëzohen, të mos paguhen dhe, në vend të zgjidhjes, të dhunohen nga Policia. Kjo është e turpshme!

Edi Rama nuk duhet të fshihet pas punonjësve të Policisë! Ai duhet të mbajë premtimet që u ka dhënë naftëtarëve. Të autorizojë Belinda Ballukun që të presë përfaqësinë e naftëtarëve!

Qeveria duhet të dëgjojë zërin e naftëtarëve dhe t’u zgjidhë problemin pa vonesa dhe mashtrime të tjera.

Policia e Shtetit nuk duhet të jetë përballë qytetarëve, por përballë atyre që e vjedhur Rafinerinë e Ballshit.

Lexo edhe:

https://www.tpz.al/2020/09/17/foto-lajm-tensionet-gjate-protestes-shikoni-momentet-e-perplasjes-aktivistja-perqafohet-me-protestuesin-per-te-ndaluar-arrestimin-nga-policia/