TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka sulmuar aktivistët e "Organizatës Politike", të cilët kanë mbështetur dhe kanë protestuar në krah të naftëtarëve të Ballshit, që kërkojnë pagat e tyre të prapambetura.
Edhe pse aktivistët i mbështetën naftëtarët dhe u përleshën ditën e sotme me policinë, Balliu, në një intervistë për News24, i quajti ata disa "parazitë që infiltrohen në protesta dhe zhvendosin vëmendjen".
Më tej Balliu tha se aktivistët e "Organizatës Politike", përdorin dhunë dhe kjo dëmton protestat e naftëtarëve.
Kjo deklaratë e Balliut, duket mjaft e çuditshme, për faktin se ai është angazhuar personalisht në protesta të dhunshme me banorët e Astirit, për një kauzë të drejtë dhe se partia të cilën ai përfaqëson, ka ndërmarrë aksione radikale të ngjashme.
Balliu vijon më tej, duke aluduar se pas aktivistëve, fshihet Edi Rama.
"Organizata Politike ka mision të shkatërrojë protestat qytetare. Këta ngrejnë një klan të tërë, për të shkatërruar protestën që të largohen me dhunë. Edi Rama është i përfshirë në këtë kompani, këta kanë interesa personale dhe po e vuajnë qytetarët", tha Balliu.
/TPZ.al/