TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Spanja do të anullojë së shpejti autonominë e Katalonjës, nëse kjo krahinë nuk do të ndalë planet për shpalljen e pavarësisë. Kjo ishte deklarata e zv.kryeministres spanjolle.
Soraya Saenz de Santamaria, e bëri këtë paralajmërim, një ditë para se afati që ka vendosur Presidenti i Katalonjës për dialog të përfundojë.
Ditët e fundit ka patur protesta të shumta në Katalonjë, pas arrestimit të dy dy liderëve të lëvizjes separatiste.
Kryeministri Mariano Rajoy, i ka lënë afat Presidentit Puigdemont deri ditën e enjte, për të dhënë një përgjigje përfundimtare lidhur me shpalljen e pavarësisë.
"I kërkoj zotit Puigdemont të veprojë në mënyrë të përgjegjëshme...në interes të qytetarëve", tha Rajoy në parlamentin spanjoll.
Burimi: BBC / TPZ.AL