TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike ka reaguar përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, lidhur me faktet e denoncuara sot nga Presidenti Ilir Meta, të cilat sipas kreut të Shtetit dëshmojnë mbi kapjen e Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi tha se faktet e bëra publike sot nga Presidenti i Republikës, dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama. Ndërsa kërkon menjëherë hetimet nga SPAK, Bardhi shkruan se kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën.
Postimi i plotë:
Faktet e bëra publike sot nga Presidenti i Republikës, dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama. Manipulimi kriminal i fakteve dhe fshehja e të dhënave janë një krim i rëndë shtetëror. SPAK duhet të veprojë menjëherë dhe pa asnjë hezitim.
Kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën. Është mënyra e vetme për t’i hapur rrugë projekteve të tij për kriminalizimin total të shtetit, bashkëqeverisjen me oligarkët dhe krimin e organizuar, si dhe për të patur kontrollin politik mbi çdo pushtet dhe institucion të pavarur.
https://www.facebook.com/gazment.bardhi/posts/10221522723687168