AKTUALITET, 17 Shkurt 2020, 13:37

"Hajde të të përqafoj", gazetarja e Ora News, kërkon ndjekje penale për punonjësin e Erion Veliajt

"Hajde të të përqafoj", gazetarja e Ora News,


Gazetarja e Ora News, Sonila Musaj dorëzon në Gjykatën e Tiranës ndjekjen penale ndaj punonjësit të bashkisë së Tiranës, Aurel Boriçi, për akuzën e përndjekjes dhe ngacmimit seksual që cënon dinjitetin dhe imazhin”.

Padia vjen pas incidentit të ndodhur natën e 11 shkurtit, kur gazetarja u pengua të ushtronte detyrën e saj si gazetare për ti drejtuar pyetje kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

Sonila Musaj: "Erdhi dhe më përqafoi për të më penguar ushtrimin e detyrës time.

Kjo sjellje është e papranueshme, seksiste. Unë jam nëna e dikujt dhe bashkëshortja dhe vajza e dikujt. Nuk e di si do të ishte ndjerë zoti Boriçi nëse një skenë e tillë do i kishte ndodhur bashkëshortes së tij”