AKTUALITET, 17 Shkurt 2020, 10:37

Memaliaj, përplaset furgoni i Burgjeve me tre të burgosur brenda, plagoset polici

Memaliaj, përplaset furgoni i Burgjeve me tre të burgosur brenda,


Furgoni i Drejtorisë së Burgjeve është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm, ku për pasojë një polic ka mbetur i lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Tepelenë-Mallakastër, në fshatin Qesarat të Memaliajt. Mjeti i Drejtorisë së Burgjeve në Tiranë, brenda të cilit ishin tre të burgosur dhe polici shoqërues, është përplasur me një automjet tjetër.

Fill pas aksidentit polici, 32 vjeç, është transportuar në spitalin e Gjirokastrës me dëmtime të lehta. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të hetuar për shkaqet e aksidentit.