AKTUALITET, 17 Shkurt 2020, 13:55

Përplasje me armë zjarri në Korçë

Përplasje me armë zjarri në Korçë


Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit, ose ndryshe lagjja “Radenec” që në Korçë njihet si lagje problematike.

Për momentin është shoqëruar në komisariat një person që është përfshirë në konflikt ndërsa të tjerët janë identifikuar por janë ende në kërkim nga policia.

Burime policore bëjnë të ditur se është qëlluar në ajër dhe se nuk ka persona të lënduar.