AKTUALITET, 17 Shkurt 2020, 10:29

Firmosi urdhër-arrestet për grupin Avdylaj, i hiqet mbrojtja fizike gjyqtarit të dosjes 339

Firmosi urdhër-arrestet për grupin Avdylaj, i hiqet mbrojtja fizike


I hiqet mbrojtja fizike gjyqtarit të dosjes së famshme 339, Bib Ndreca.

"News 24" raporton se Ndreca ishte në mbrojtje të posaçme që pas firmosjes së urdhër arresteve për grupin Avdylaj, ndërkohë që nuk bëhen të ditura arsyet e heqjes së mbrojtjes fizike.

Në dosjen 339 është përgjuar edhe ish-kryabashkiaku i Durrësit Vangjush Dako. Por ndërkohë në mbrojtje vijojnë të jenë dy prokurorët e çështjes.