AKTUALITET, 17 Shkurt 2020, 13:26

VIDEO/ Basha takohet me punëtorë të Elbasanit: Ekonomia, punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë

VIDEO/ Basha takohet me punëtorë të Elbasanit: Ekonomia,


Në kuadër të turit ‘Po të dëgjoj’, kryedemokrati Lulzim Basha u ndal në një takim me punëtorë në qytetin e Elbasanit.

Kreu i PD-së ka postuar përmes një video në facebook, pjesë nga biseda, ku vendin kryesor e zënë hallet e tyre të përditshme.

“Ne Elbasan, me punëtorët dhe hallet e tyre të përditshme. Ekonomia, punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu. Hallet e përditshme të këtyre njerëzve ende nuk e kanë zbehur shpresën se së bashku do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë,” shkruan Basha në statusin bashkëngjitur videos.