AKTUALITET, 7 Korrik 2019, 09:24

Sot zgjedhjet parlamentare në Greqi, partitë në garë, çfarë parashikojnë sondazhet


Ditën e sotme në Greqi po zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Kandidatët e 20 partive dhe koalicioneve që marrin pjesë në zgjedhjet e 7 korrikut, kërkojnë votën e një elektorati prej gati 10 milionë votuesish.

Nëse i referohemi sondazheve, ato i japin një avantazh partisë më të madhe opozitare, Demokracia e Re, ndërkohë që kryeministri Tsipras insiston se partia e tij SYRIZA i ka shanset që të përmbysë humbjen e thellë në zgjedhjet europiane të 26 majit.

Në vendin e tretë, gjithmonë sipas sondazheve renditet Lëvizja për Ndryshim – versioni i transformuar i PASOK-ut dhe pastaj me radhë, partia komuniste dhe Agimi i Artë.

Duhet të themi se në këto zgjedhje janë në garë edhe 5 shqiptarë, Jorgos Trihas, Anxhela Filo, Fatos Malaj, Eda Gemi dhe Kristos Ducis.