AKTUALITET, 7 Korrik 2019, 08:53

Aksident i rëndë në Bulqizë, 35-vjeçari transportohet me urgjencë në Tiranë

Aksident i rëndë në Bulqizë, 35-vjeçari transportohet


Një aksident është shënuar ditën e sotme në Bulqizë.

Bëhet me dije se në gjendje të rëndë është drejtuesi i mjetit 35-vjeçari Daniel Dako.

Bëhet me dije se i riu është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Në automjetin e aksidentuar ndodhej dhe familja e 35-vjeçarit, e cila sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatë, ndërkaq policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.