AKTUALITET, 6 Korrik 2019, 23:32

Zjarri në Bashkinë e Durrësit, Dako: S’ka shkaktuar asnjë dëm

Zjarri në Bashkinë e Durrësit, Dako: S’ka shkaktuar

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka reguar disa orë pasi kati i parë i Bashkisë së Durrësit u përfshi nga flakët. Në një status në rrjetet sociale, Dako shkruan se flakët nuk kanë shkaktuar asnjë dëm material.

Ai falenderon zjarrfikëset për ndërhyrjen e shpejtë dhe më pas thekson se shkak i flakëve është bërë një shkëndijë elektrike.

“Në ambientet e bashkisë së Durrësit në katin e parë (bodrum) ka rënë zjarr për arsye të djegies së një kabulli elektrik. Garantoj gjithë opinionin publik se zjarri nuk ka shkaktuar asnjë dëmtim në materialet e bashkisë. Falenderoj njesinë e zjarrfikësve për ndërhyrjen në kohë,”– shkruan kryebashkiaku DAKO.

Kati i parë i Bashkisë së Durrësit u përfshi nga flakët pasditen e sotme. Zjarri kishte filluar nga një shkëndijë elektrike në bodrumin e godinës dhe më pas ka avancuar në katin e parë.