AKTUALITET, 7 Korrik 2019, 09:10

Ish-deputeti i PD: Samiti i Polonisë një shuplakë për Edi Ramën!

Ish-deputeti i PD: Samiti i Polonisë një shuplakë për Edi


Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu, e ka cilësuar Samitin e Polonisë një shuplakë të fortë për kryeministrin Edi Rama dhe keqqeverisjen e tij.

Shehu shkruan në “Facebook” se nuk bëhet fjalë vetëm për mos marrje fondesh, por edhe për një projekt ndarjeje të Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në ecurinë e integrimit.

Postimi i plotë:

Rama si struci mbas “subjektivizmit politik”.

Samiti i Polonise ishte nje shuplake e forte per ate dhe keq qeverisjen e tij, qofte edhe per farsen e 30 Qershorit.

Fatkeqesisht kjo Rilindje keshtu po penalizon nje popull te tere.

Nuk flitet vetem per mos marje fondesh zhvillimi, per cvendosje edhe ne planin e vizibilitetit formal te tij atje, por dhe per nje projekt ndarje te Maqedonise se Veriut nga Shqiperia ne ecurine e integrimit.

Dhe te gjitha keto deshtime pergjegjes per te cilat eshte ai vete, Rama mundohet t’i fshehe duke deklaruar se tashme integrimi i vendit varet nga “subjektivizmi politik i vendeve te BE”!!!

Edhe struci eshte pak per ta krahasuar!