AKTUALITET, 6 Korrik 2019, 21:03

Zgjedhjet në Greqi, njihuni me pesë shqiptarët që kandidojnë për parlamentin grek

Zgjedhjet në Greqi, njihuni me pesë shqiptarët që

Të dielën grekët shkojnë në zgjedhje të parakohshme që pritet të fitohen nga Demokracia e Re, partia më e madhe e opozitës.

Përtej lajmit të parapërgatitur të largimit të Cipras dhe ardhjes se Micotaqis, hyrja e shqiptarëbe në Parlament, mund të marrë gjithe vëmendjen. Janë 5 kandidatë shqiptare që kandidojnë në këto zgjedhje. Pavarësisht se partitë që i kanë futur në listë janë të vogla, shanset e tyre nuk janë.

Më shumë se 500 mijë shqiptarë jetojnë në Greqi. Megjithëse nuk votojnë të gjithë, bashkimi i votave të tyre mund të fusë për herë të parë që nga 1991 kur filloi eksodi, një emigrant shqiptar në institucionin më të rëndësishëm grek.

Gazetari i njohur që jeton në athinë pjej 26 vjetësh Robert Goro, ish – korrespondenti i BBC, korrepondent i gazetave dhe Tv më në ze në vend dhe drejtues i Tribuna Tv në Athinë, i ka nxitur bashkëkombasit të votojnë për 5 kandatët.

Ja çfarë shkruan Goro në Facebook

Urimet më të mira për patriotët tanë që kandidojnë në zgjedhjet e 7 korrikut

FATOS MALAJ

kandidon me partinë KINAL në zonën e parë të Athinës (A Athinon)

EDA GEMI

kandidon me partinë KINAL në zonën e dytë të Athinës (Dytiko Tomea B Athinon)

JORGOS TRIHAS

kandidon me partinë SYRIZA në zonën e dytë të Athinës (B 3 Notiu Tomea Athinon)

ANXHELA FILO

kandidon me partinë Nea Dimokratia në zonën e parë të Selanikut (A Thessalonikis)

KRISTOS DUCIS

kandidon me partinë “Elliniki Lysi” në zonën e dytë të Athinës (zonën e dytë të Athinës (Notios Tomeas B Athinon)