TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka udhëtuar drejt Kavajës në një kohë që jemi vetëm dy ditë përpara protestës së paralajmëruar të 8 korrikut. Basha është takuar me drejtuesit e Partisë Demokratike në atë qytet.
Me kreun e PD-së ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe kryetari i Bashkisë se Kavajës, Isa Sakja.
“Beteja e opozitës për zgjedhje te lira e të ndershme nuk ka per të njohur kthim pas derisa të fitohet,’- mësohet të jetë shprehur Basha.
Ky takim bëhet në kuadër të protestës së dhjetë kombëtare në mënyrë që të ketë një pjesëmarrje sa më të gjerë.
Protesta e 8 korrikut është paralajmëruar nga Basha pas zgjehdjeve të 30 qershorit. Opozita e Bashkuar kërkon largimin e Ramës, ngritjen e një qeverie tranzitore dhe realizimin e zgjedhjeve të parakohshme.
