TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në emisionin ‘Zonë e Lirë’, Monika Kryemadhi foli edhe për njerëzit e afërt të kryeministrit Edi Rama. Kryemadhi veçoi dy njerëz në stafin e Ramës që kanë ndikim të jashtëzakonshëm në jetën politike të kryeministrit.
“Vali Bizhga dhe Ëngjëll Agaçi janë njerëzit që i zgjasin jetën politike Ramës”, tha Kryemadhi.
Vali Bizhga është drejtoreshë e kabinetit të kryeministrit, ndërsa Ëngjëll Agaçi është Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Kryemadhi tha se Bizhga është një grua shumë e fortë dhe menaxhon të gjithë agjendën politike të Ramës, ndërkohë që Agaçi mbulon çështjet ligjore.
*Vali Bizhga
*Ëngjëll Agaçi