AKTUALITET, 14 Gusht 2020, 08:38

Temperatura deri në 38 °C, moti për çdo qytet

Temperatura deri në 38 °C, moti për çdo qytet


Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se gjatë ditës së premte moti parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale në orët e nxehta të ditës.

Era do të jetë nga veriperëndimi-verilindja 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intensitet deri në 10m/s. Valëzimi i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 21/36 Diell

Kukës 18/33 Diell pak shi

Lezhë 23/36 Diell

Dibër 17/33 Diell pak shi

Durrës 22/35 Diell

Tiranë 24/36 Diell

Elbasan 22/38 Diell

Berat 19/38 Diell

Vlorë 22/35 Diell

Korçë 17/30 Diell pak shi

Gjirokastër 18/37 Diell

Sarandë 19/34 Diell.