AKTUALITET, 26 Korrik 2020, 23:11

Rekord infeksionesh në Meksikë/ 6751 raste të reja dhe 729 vīktima nga Covid-19

Rekord infeksionesh në Meksikë/ 6751 raste të reja dhe 729

Përhapja e koronavirusit në Meksikë është rritur ndjeshëm me një rekord rastesh të reja. Autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar të paktën 6,751 raste me Covid-19 ndërsa 729 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë.

Me rritjen e këtyre rasteve numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 43,374 që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë ndërsa i të infektuarve në 385,036 të tjerë.

Ndërsa në Meksikë kanë fituar betejën me Covid-19, 247,178 persona dhe 3,922 prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.