AKTUALITET, 24 Maj 2021, 17:46

50 viktima dhe 1381 raste të reja me Covid në 24 orë në Greqi

50 viktima dhe 1381 raste të reja me Covid në 24 orë në

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 1381 raste të reja me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 50 pacientë me Covid humbën jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 11, 822 humbje jete.

Autoritetet shëndetësore gjithashtu, raportojnë se në Greqi që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë regjistruar 391, 181 të prekur me Covid-19.

Sakaq në intubim janë 563 pacientë me Covid, 61,3% e të cilëve janë burra.