AKTUALITET, 24 Maj 2021, 17:30

Francë/ Kosovari e qëllon pesë herë me thikë bashkëshorten para syve të vajzës së tij të vogël

Një 23-vjeçar me origjinë nga Kosova godit për vdekje me thikë partneren e tij 22 vjeçare para syve të vajzës së tyre të vogël.

Tragjedia ndodhi jo shumë larg shtëpisë së çiftit në Hayange të Francës natën midis së dielës dhe së hënës dhe viktima mori rreth 5 plagë me thikë.

Sipas prokurorit publik të Metz, Christian Mercuri, i dyshuari tashmë është i njohur për policinë dhe gjykatat, pasi ishte dënuar më herët për vepra trafiku dhe po vuante pjesën e mbetur të dënimit në arrest shtëpie nën mbikëqyrje elektronike.

I dyshuari i shpallur në kërkim në mënyrë aktive është Liridon B, dhe është i njohru gjithashtu edhe për vjedhje të dhunshme, kërcënime me armë dhe një sërë veprash të tjera. Ai u la i lirë nga burgu në 12 maj dhe u vendos me një byzylyk të thjeshtë elektronik në shtëpi.

I dyshuari dhe viktima janë prindër të një vajze të lindur në vitin 2017, e cila është marrë nën kujdes nga autoritetet.