TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Osmanlispori u mposht sot në transfertë nga Sivaspori me rezultatin e ngushtë 3-2. Në fushë nga minuta e parë ishte edhe sulmuesi Sokol Cikalleshi, autor i golit të barazimit për ekipin e tij.
Robinjo ishte ai që hapi takimin me golin e shënuar në të 24, ndërkohë që sulmuesi kavajas barazoi në të 61’, pasi shfrytëzoi një kros të hedhur pas shpinës së mbrojtjes vendase dhe me kokë barazoi shifrat.
Osmanlispori më pas kaloi edhe në avantazh me Cagiran që shënoi me penallti pas dhjetë minutash. Robinjo dhe Gohi në shtesë përmbysën shifrat dhe bënë që Sivaspori të triumfonte.