AKTUALITET, 17 Shkurt 2018, 14:59

Kryemadhi uron Kosovën, flet për aspiratën pa kufij mes dy vendeve

Kryemadhi uron Kosovën, flet për aspiratën pa kufij mes dy
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi bashkë me urimin për ditën e shënuar për Kosovën dhe gjithë shqiptarët, 10 vjetorin e Pavaresise, jep edhe nje mesazh te forte per klasen politike, atje dhe ketu, ne Shqiperi.

Sipas saj, “10 vjet janë shumë pak për të fituar pjekurinë e një shteti që aspiron Evropën, por mjaftueshëm për të treguar seriozitetin me të cilin ky shtet është angazhuar për të plotësuar aspiratën e shqiptarëve të Kosovës: përfshirjen sa më shpejt në familjen evropiane”.

Kryemadhi nuk e kursen nje mesazh dhe nevoje per reflektim. “Ndaj le të jetë dita e sotme, përveç se një ditë gëzimi, edhe një ditë reflektimi mbi atë çfarë klasa politike në Kosovë e Shqipëri ka bërë për të realizuar aspiratën pa kufij mes vendeve tona, atë të shqiptareve pjesë e familjes së madhe evropiane”.

Urimi i Kryemadhit

Gëzuar Kosovë!

10 vjet më parë pavarësia e Kosovës ishte lajmi më i gëzuar për të gjithë shqiptarët anëkënd botës.

10 vjet më parë hareja dhe gëzimi ishin pjesë e jetës së çdo shqiptari, pavarësisht vendit ku ndodhej.

10 vjet më parë media ndërkombëtare i kushtoi vëmendjen maksimale shpalljes së pavarësisë së shtetit më të ri dhe ndoshta nga më të vuajturit në Evropë.

10 vjet më parë, sakrificat, përpjekjet dhe lufta e një kombi së bashku dhe me mbështetjen dhe angazhimin e ndërkombëtarëve sollën pavarësinë e munguar ndër shekuj.

Sot, 10 vjet më pas festa dhe hareja janë prapë pjesë e jetës së çdo shqiptari, që më shumë se kurrë ka një arsye për të gëzuar, një komb dhe shtet me moshën e një fëmije që po rritet.

10 vjet janë shumë pak për të fituar pjekurinë e një shteti që aspiron Evropën, por mjaftueshëm për të treguar seriozitetin me të cilin ky shtet është angazhuar për të plotësuar aspiratën e shqiptarëve të Kosovës: përfshirjen sa më shpejt në familjen evropiane.

Ndaj le të jetë dita e sotme, përveç se një ditë gëzimi, edhe një ditë reflektimi mbi atë çfarë klasa politike në Kosovë e Shqipëri ka bërë për të realizuar aspiratën pa kufij mes vendeve tona, atë të shqiptareve pjesë e familjes së madhe evropiane.