TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të detyruar nga tymi vdekjeprurës dhe ajri i ndotur, qindra banorë të fshatrave Pezë, Vaqarr dhe Ndroq janë mbledhur në një protestë masive me një kërkesë të vetme: Të jetojnë si njerëz!
Fshatrat më të bukur të Tiranës po luftojnë prej ditësh me ndotjen pasi Bashkia ka zhvendosur fabrikën e ziftit në mes të Pezë Helmësit
Impianti ka vetëm 5 ditë që po bën prova, por banorët shprehen se nuk dalin dot nga shtëpitë.
Asnjë nga autoritetet nuk ka marrë leje nga komuniteti për të ndërtuar fabrikën, e cila është vetëm 150 metra larg nga dera e shkollës.
Të alarmuar, banorët kanë sulmuar ashpër Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj duke thënë se në Tiranë mbjell pemë, ndërsa atyre u sjell helmin.
Bashkia premtoi se impianti do të ishte i teknologjisë së fundit, por banorë shprehen se ditët e fundit ata po flenë dhe po zgjohen mes tymit, madje kanë menduar të pezullojnë edhe mësimin.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=501&v=7IfGAaY0SmA