AKTUALITET, 17 Shkurt 2018, 13:21

Kalaja e Gjirokastrës në rrezik,të rinjtë nisin protestat

Në këto foto duket çarja e kullës jugore dhe lagështia në galeritë poshtë kullës së sahatit edhe pse pretendohet një "restaurim" me fonde donatorësh (TIKA), e cila nga fotot siç e kam përshkruar kohë më parë duket që s’ka respektuar asnjë parameter të teknikave tradicionale, duke vendosur rasat e gurit me llaç, i cili do të akumulojë më tepër lagështi.

Sot ambientet poshtë çative të reja dhe poshtë hapësirës ku është ndërhyrë janë me më shumë lagështi siç shihet shumë lehtësisht në foto...!

Sot, edhe rinia gjirokastrite i bën apel Ministrisë së Kulturës të reagojë e të marrë menjëherë masa ndaj rrezikut që i kanoset Kalasë, simbolit të historisë dhe krenarisë së kësaj treve, muret e së cilës janë krisur e po rrënohen edhe nga lagështia.