TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme është shembur edhe një objekt tjetër në zonën e lumit Gjanica në Fier. Në kuadër te rehabilitimit te zonës rreth lumit Gjanica, IKMT ka rrëzuar përtokë me shpërthim te komanduar objektin e katërt ne Fier. Shembja është realizuar sot në mesditë në Fier, pasi IKMT kishte bërë gati shembjen për objektit.
Specialistët e IKMT kishin hapur në trupin e tij 400 vrima ku do të vendosen 8 kilogramë lëndë shpërthyese. Për mbrojtjen e objekteve që ndodhen pranë nga shpërthimi, janë vendosur 3 mijë thasë me rërë. IKMT u bën thirrje edhe njëherë pronarëve të objekteve pranë objektit që do të prishet, të mbajnë hapur dyert dhe dritaret për të shmangur dëmtimet nga vala shpërthyese.