AKTUALITET, 17 Shkurt 2018, 15:04

Xhafaj: Do të goditen të gjitha grupet kriminale dhe asetet e tyre, abuzuesit para ligjit

Xhafaj: Do të goditen të gjitha grupet kriminale dhe asetet e tyre,

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte sot në Shkodër dhe Lezhë, ku ka prezantuar drejtuesit e rinj të policisë në këto qarqe. Xhafaj ka kërkuar nga efektivët e policisë që të ndërmarrin veprime konkrete ndaj krimit dhe grupeve kriminale.

“Do të goditen të gjitha grupet kriminale. Do godasim asetet e grupeve kriminale. Unë nuk paralajmëroj arrestime. Jam ministri i Punëve të Brendshëm që drejtoj për sa mua më takon, orientoj, drejtoj policinë.

I takon strukturave të policisë, prokurorisë që të marrin masa të duhura intensive që janë duke vepruar me grupe kriminale. Jam i shqetësuar për disa abuzime që janë bërë me tokat këtu, me vijën bregdetare në zonë e Lezhës. Hetimet që janë duke u zhvillur, janë në proces, do të jenë të suksesshme.

Besoj fort që shkaktarët e kësaj batërdie do të vendosen para ligjit. Krimet të marra për frymë për banorë ne Lezhë, nuk e rendisin këtë qytet si qark pozitiv. Duhet ta bëjmë dallimin qartë. Pritshmëria është më e lartë”, tha Xhafaj.