AKTUALITET, 17 Shkurt 2018, 17:03

Lista e ushqimeve të transformuara që nxisin kancerin, ja kush janë...

Një studim i thelluar i shkencëtarëve dhe nutricionistëve francezë ka mbërritur në përfundimin se ka një lidhje të drejtëpërdrejtë mes ushqimeve të industrializuara dhe zhvillimit të një sëmundjeje kanceroze.

Studimit të botuar fillimisht në revistën tejet serioze British Medical Journal i ka kushtuar këtë të shtunë faqen e saj të parë edhe e pëeditshmja franceze “Liberation”.

Në qendër të goditjes janë vënë ato lloj ushqimesh që shkenctarët i kanë etiketuar si produkte të MBI-TRANSFORMUARA.

Studimi i cili ka vëzhguar 105 mijë qytetarë francezë në periudhën kohore 2009- 2017 fillimisht përcakton se cilat klasifikon mes produkteve MBI-TRANSFORMUARA.

Zakonisht ato përmbajnë yndyrëra, sheqerna, kripëra të shtuara dhe një dendësi të vogël në fibra dhe vitamina. Ato gjenden zakonisht në bukët industriale, ëmbëlsirat dhe drithërart e konservuara, pijet e gazuara dhe mishrat e përpunuar.