TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy shqiptarë, Armando Xifaj dhe Ermir Daci të dy të moshës 47 vjeçare janë arrestuar në provincën e Komos pasi akuzohen për posedimin e 17.5 kg heroinë dhe 9 kg substancë që përdoret për prerje. Vlera e drogës kalon 300 mijë euro, shkruajnë mediat italiane.
Droga është sekuestruar në banesat e tyre. Agjentët kanë sekuestruar edhe një peshore e 5 mijë euro. Heroina ishte e ndarë në 33 pako.
Të dy akuzohen për shpërndarje droge. Ka nisur hetimet për të identifikuar dhe një shqiptarë të tretë i cili dyshohet i përfshirë në këtë trafik droge.