TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Intelektualja dhe sociologia e njohur serbe, Vesna Peshiç u shpreh e habitur përse në vendin e saj po bëhet problem çështja e targave të Kosovës kur Kosova është e pavarur.
“Nuk e di pse serbët e bëjnë problem vendosjen e targave të Kosovës, kur shqiptarët në Serbi duhet të vendosnin targat serbe.
Kosova është e pavarur, pavarësisht nëse është anëtare e disa organizatave ndërkombëtare”, ka shkruar ajo në një postim në rrjetet sociale.
Qeveria e Kosovës dje nisi zbatimin e reciprocitetit për targa duke vënë targa të përkohshme për veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territorin e Kosovës, ashtu siç ka vepruar Serbia me ato të Kosovës për disa vjet.