TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me pesë mijë lekë drejtorin e shkollës së mesme “Shën Meri” në Kukës.
Pas denoncimit të organizatës “Qëndresa Qytetare”, Ilirjan Celibashi në mbledhjen e sotme vendosi dënimin e gjobë të drejtorit, pasi lejoi aktivitetin politik brenda oborrit të shkollës të Gerta Durakut, kandidate në zgjedhjet e 25 prillit, aktualisht deputete e PS-së.
Ilirjan Celibashi u shpreh se vetë drejtori i shkollës e pranoi se aktiviteti partiak ishte zhvilluar brenda oborrit të institucionit arsimor që ai drejton