SPORT, 11 Shkurt 2020, 11:44

“S’ndërtohet e ardhmja me një 38-vjeçar”, shpërthen ish-trajneri i Milanit: Disa futbollistë ulën rendimentin

“S’ndërtohet e ardhmja me një 38-vjeçar”,


Ish-trajneri i Milanit, Alberto Zakeroni, vlerëson kontributin e Ibrës, por e cilëson si të pavend mendimin për t’i besuar ngritjen e ekipit një veterani “Në pjesën e parë të ndeshjes kundër Interit, kuqezinjtë e mbuluan mirë fushën, ndërsa në të dytën ndryshoi gjithçka. Zlatani ka cilësi, por nuk mund të ndërtohet e ardhmja duke u bazuar tek ai.

Është 38 vjeç e nuk është e mendueshme t’i kërkosh që të udhëheqë skuadrën për shumë kohë”, tha 66-vjeçari. Ai ka analizuar edhe situatën e skuadrës kuqezi, duke identifikuar edhe fajtorët. “Për mendimin tim, problemi kryesor është kontributi i shumë lojtarëve të cilët kanë ulur ndejshëm rendimentin ne krahasim me sezonin e kaluar.

Kesi, Çalhanoglu, Konti nuk po shpërblejnë besimin, e të njëjtën gjë bënin deri sa u larguan edhe Suso me Piontekun. Një ekipi i duhen lojtarë stabël për momentin dhe perspektivën, por klubi megjithëse po mundohet shumë, nuk po ia arrin dot këtij qëllimi”, përfundoi Zakeroni.