TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona arriti të triumfonte 2-3 mes vuajtjesh në “Benito Villamarin” ndaj Betis Sevillas, që nuk mundi të ruante dy herë epërsinë në pjesën e parë, për të pësuar në fraksionin e dytë edhe golin që do t’u jepte fitoren “blaugranave”.
Kampionët në fuqi të Spanjës, nën presion edhe nga suksesi i Realit, që e kishte çuar provizorisht në 6 pikë diferencën, pësuan gol që në minutën e 6-të, pas një penalltie të akorduar me ndihëm e sistemit VAR për prekje të topit me dorë nga Lenglet, që u ekzekutua saktë nga Canales.
Vetëm tre minuta më vonë holandezi de Jong realizoi një gol shumë të bukur pas asistit të marrë nga Messi. Perfekt mesfushori në kontrollin e topit dhe në finalizim.
Betisi nuk u vu në presion, përkundrazi, vijoi sulmet dhe në minutën e 26-të, pas një topi të humbur nga Vidal, përfitoi Fekir, që mposhti Ter Stegenin me një goditje të bukur paksa prirët me portën.
Në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë erdhi barazimi i dytë në këtë ndeshje i Barcelonës me autor Busquest, që përfitoi nga topi i mbetur në zonë në momentin krosimit të topit nga Messi, 2-2.
Barcelona e gjeti golin e fitoren në minutën e 72-të pas një skeme të mirorganizuar nga goditja standarde, me protagonistë Messin dhe Lenglet, me mbrojtësin francez që i vodhi kohën kundërshtarit në kërcim, pas krosimit të argjentinasit për ta dërguar topin në rrjetë, 2-3. Të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga 10 lojtarë, pasi fillimisht Fekir e më pas Lenglet lanë fushën të ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë. Në fundin e sfidës, Lionel Messi pretendoi për 11-metërsh për ndërhyrje të parregullt të Bartrasë, por çuditërisht kryesori vijoi lojën.