SPORT, 9 Shkurt 2020, 19:34

Milan përgatit ardhjen e Thiago Silva, menaxheri i brazilianit lë të hapur mundësinë

Milan përgatit ardhjen e Thiago Silva, menaxheri i brazilianit lë

Pas Zlatan Ibrahimovic, tifozët kuqezinj ëndërrojnë rikthimin tek Milan të një tjetër ish-lojtari të madh: Thiago Silva, që në 2012 u largua nga Milano për tu transferuar tek PSG-ja pikërisht në shoqërinë e sulmuesit suedez. Gati tetë vjet më pas, Zlatan u kthye “në shtëpi” e tani rasti mund ti vijë edhe mbrojtësit brazilian, që shkon në skadencë kontrate me parisienët në qershor.

Ai që e ka hapur këtë hipotezë ka qenë menaxheri i lojtarit Paulo Tonietto, që në një intervistë ekskluzive me Milancafe24 ka folur mbi të ardhmen e mundshme milaniste të të asistuarit të tij, duke lënë të hapur cdo mundësi: “Thiago ka një dashuri të madhe për Milan por asgjë nuk është vendosur ende për të ardhmen e tij. Cdo gjë është e mundur” ka përfunduar menaxheri i lojtarit.