SPORT, 10 Shkurt 2020, 10:04

“Pak pushim dhe rinisemi ndaj Juves. Interi për titull? Jo, s’ka shanse”

“Pak pushim dhe rinisemi ndaj Juves. Interi për titull? Jo,


Milani zhvilloi një pjesë të parë madhështore në derbin e mbrëmjes së kaluar, por zikaltrit u ringjallën në pjesën e dytë, shënuan katër gola, përmbysen disavantazhin e dyfishtë dhe siguruan një fitore shumë të rëndësishme.

Zlatan Ibrahimovic dhuroi asistin e golit të Rebic dhe shënoi me kokë më pas. Pjesa e dytë ishte për t’u harruar dhe bomberi 38-vjeçar ka folur shkurt pas disfatës me Interin e Antonio Contes.

“Tani do shkoj në shtëpi, do pushoj mirë dhe nesër do rinisemi sërish, duke filluar nga ndeshja e së enjtes kundër Juventusit. Interi për titull? Jo", është shprehur shkurt dhe qartë sulmuesi suedez i kuqezinjve.

Milan luan sërish në “San Siro” në mesjavë për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër bardhezinjve të Sarrit.