SPORT, 9 Shkurt 2020, 18:05

Reali harron Kupën e Mbretit, madrilenët nuk zhgënjejnë në kampionat

Reali harron Kupën e Mbretit, madrilenët nuk zhgënjejnë

Real i Madridit shpartalloi me rezultatin 1-4 Osasunën në fushën e “El Sadar”.

Skuadra e Zinedin Zidan u motivua nga eliminimi në Kupën e Mbretit në mesjavë, duke korrur një fitore të rëndësishme në kuadër të luftës për titullin kampion.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-2. Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh, ndërsa “Los Blancos” u kundërpërgjigjën brenda pesë minutave duke përmbysur rezultatin. Isko dhe kapiteni Ramos e dërguan Realin në dhomat e zhveshjes me avantazhin 1-2.

Në pjesën e dytë trajneri Zidan hodhi në fushë Lukas Vaskezin dhe Luka Joviçin, të cilët hipotekuan 3-pikëshin e radhës në kampionat.

Real ruan kreun e klasifikimit me 52 pikë duke detyruar Barcelonën që sonte të mos hedhë hap fals në fushën e Real Betisit.