TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E ardhmja e Xhani De Biazit është shndërruar në një telenovelë që mbart shumë enigma. Ish-trajneri i Kombëtares, u përfol se kishte arritur marrëveshjen me përfaqësuesin e Iranit, por tratativat dështuan në momentin e fundit, teksa federata iraniane i besoi një trajneri kroat.
Ndërkohë së fundi, emri i De Biazit, ka qarkulluar në mediat italiane si një atlernativë e mundshme për të marrë drejtimin e SPAL-it të Etrit Berishës, që po kalon një moment tepër të vështirë, duke u renditur në vendin e fundit. Skuadra bardheblu u mposht ditën e sotme në shtëpi ndaj Udinezes, duke bërë që situata të ndërlikohet ndjeshëm.
Në garë për të marrë drejtimin e klubit të Serisë A është edhe Di Biaxho, ndërkohë që në ditët e ardhshme pritet të vendoset gjithçka.