SPORT, 10 Shkurt 2020, 20:02

"Ecën me shkop"/ I biri i legjendës Pele: Është në depresion, ka turp të dalë në rrugë

"Ecën me shkop"/ I biri i legjendës Pele: Është

Një nga legjendat më të mëdha të futbollit botëror, braziliani Pele, tashmë është mbyllur në shtëpi me kuptimin e plotë të fjalës dhe po vuan një depresion të rëndë. Ai i cili dikur vallëzonte mes mbrojtjeve kundërshtare dhe është cilësuar nga shumëkush si futbollisti më i madh i të gjitha kohëve, tani ka vështirësi të ecë dhe kjo e ka çuar në gjendje depresioni.

Edinjo, djali i tij, ka treguar për mediat braziliane se situata është shumë shqetësuese. “Ai ka turp, nuk do të dalë në rrugë, praktikisht nuk lë kurrë shtëpinë”, theksoi ai duke zbuluar se telashet fizike janë ato që e shqetësojnë më shumë “O Rei”.

“Ai ka vështirësi që të ecë, gjendje që e ka çuar deri në depresion. Ai ka qenë gjithmonë një figurë e madhe, ndërsa sot nuk mund të ecë siç duhet. Për çdo gjë tjetër është në rregull sa i përket problemeve që sjell mosha. Për momentin mund të ecë vetëm me ndihmën e shkopit apo mbajtëseve. Është përmirësuar pak në krahasim me daljet e fundit. Por nuk ka asnjë dëshirë të dalë nga shtëpia pikërisht nga kjo arsye”, tha ai, i shqetësuar se mos kjo gjendje psikologjike përkeqësonte edhe shumë situatën e tij shëndetësore.