TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanë thyer xhamin e derës dhe me armë në dorë kanë marrë një sasi parash shumë e cila nuk dihet pasi edhe banka viktime nuk ka deklaruar asgje por as forcat e policisë te cila shkuan menjhere në vendngjarje por pa patur mundesi që të vinin dorë mbi grabitësit e shpejtë. Nga burime të pa konfirmuara mendohet se janë marrë rreth 23 mijë Euro.
Sipas deklaratës, se policisë nga deklarimet e marra në grabitje janë përfshirë tre persona, dy prej të cilëve të armatosur me pistoleta dhe i treti me një vare, me të cilën ka thyer xhamin e derës së bankës.
Policia thotë se nën kërcënimin e armës, autorët kanë marrë një sasi parash pa specifikuar shumën e grabitur.
Pasi kanë kryer vjedhjen, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet.
Grabitja e bankës së Laçit vjen në kohë festash por edhe në një situatë të rënduar të rendit dhe të sigurisë. Pak ditë më parë u grabiten në zonen e Sarandës dy karburante po nga grabitës me maska dhe të armatosur.
