SPORT, 12 Prill 2018, 14:21

Del VIDEO-ja që ironizon kualifikimin e Real Madrid: Arbitri feston bashkë me Ronaldon

Del VIDEO-ja që ironizon kualifikimin e Real Madrid: Arbitri feston

Rrejti ka shpërthyen në kritika ndaj arbitrit Michael Oliver i cili akordoi penallti për Realin në sekondat e fundit të ndeshjes ku Juventusi kryesonte 3 me 0.

Për këtë arsye në internet po qarkullojnë foto dhe video ku ironizohet albitri dhe skuadra e Realit.

Ndërkohë një video është bërë virale në internet pasi shihen futbollistët e Realit në video-lojën “FIFA” duke festuar së bashku me arbitrin.

Juventusi shënoi 3 herë në 90 minutat e kohës së rregullt në “Santiago Bernabeu”, por nuk mjaftoi që ta çonte eliminatoren në shtesë.

Në sekondat e fundit të shtesës, arbitri Michael Oliver akordoi penallti për Realin dhe Ronaldo zgjoi nga ëndrra bardhezinjtë, duke realizuar golin që kualifikon në gjysmëfinalet e Champion League Realin e Madridit.

https://www.facebook.com/OhMyGoal.KeliNetwork/videos/1804751962918642/