TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
UEFA do të mblidhet shumë shpejt për të analizuar dosjen e PSG-së dhe për të marrë një vendim, pasi institucioni i futbollit mendon se francezët kanë fryrë të dhënat për të ardhurat që sigurojnë nga sponsorët për një shumë prej 200 milionë eurosh. Sipas “Financial Times”, masa ndëshkimore pritet të jetë jo vetëm një gjobë e majme, por edhe përjashtimi nga Liga e Kampioneve.
Organizata që drejton futbollin në kontinent nisi një hetim për blerjen e Nejmar për 222 milionë euro nga klubi, transferim që u pasua nga ai i Kilian Mbape për 180 milionë euro. Kuptohet që këto janë shifra të jashtëzakonshme po të llogaritësh të ardhurat që kanë aktualisht klubet në Europë.
PSG ka justifikuar gjithçka me shifra të larta që përfiton nga sponsorët por UEFA e ka bërë të qartë që nuk pëlqen klubet-shtet, siç është PSG-ja që sponsorizohet nga Katari. Sponsorët e parisienëve kanë paguar shifra shumë më të larta se norma, duke qenë thuajse të gjitha kompani që i përkasin Katarit, që do të thotë se PSG është përpjekur të shmangë humbjet dhe mospërputhjen me Fair Play Financiar duke fryrë bilancet me paratë e sheikëve.