SPORT, 12 Prill 2018, 12:19

Ronaldo mposht Messin, vendos rekord të ri në Ligën e Kampionëve

Ronaldo mposht Messin, vendos rekord të ri në Ligën e

Penalltia në kohën shtesë e Cristiano Ronaldos, të mërkurën, e dërgoi Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe gjithashtu krijoi një tjetër rekord për yllin e Portugalisë, në garë.

Me Real Madridin që vinte nga avantazhi 3-0 ndaj Juventusit në çerekfinalen e parë të Champions-it, por e pa veten në humbje 3-0 në kthimin në shtëpi (barazim 3-3, në total), Ronaldo ktheu në golin e kualifikimit një penallti të diskutueshme, në minutën e 97-të, në “Santiago Bernabeu”.

Goli që shënoi kundër Wojciech Szczesny, pasi Gianluigi Buffon ishte nxjerrë me karton të kuq nga ndoshta ndeshja e tij të fundit në Ligën e Kampionëve, ishte i 10-ti i Ronaldos në karrierë, kundër Juves, në Ligën e Kampionëve. Kjo shifër është më shumë se e çdo lojtari tjetër kundër një kundërshtari të veçantë në këtë kompeticion.

Para ndeshjes, Ronaldo e ndante rekordin me Lionel Messin, i cili ka shënuar 9 gola kundër Arsenalit, në Ligën e Kampionëve. Portugezi shënoi tre nga katër golat e Real Madridit në çerekfinale, me një dopietë të mahnitshëm në ndeshjen e parë, duke i vendosur “Los Blancos” në rrugën e mbrojtjes së kuorërës së kampionit të Europës.

Por, tre golat e Juves të mërkurën, treguan se heroizmi i Ronaldos u kërkua sërish për Real Madridin. Goli i 33-vjeçarit ishte i 15-ti i tij në Ligën e Kampionëve, në sezonin 2017-2018, një shifër që e ka arritur në vetëm 10 ndeshje.

E pabesueshme, por Ronaldo është i vetmi lojtar, që ndonjëherë arrin të shënojë 15 gola në një sezon të vetëm të Champions-it. Dhe ai e ka bërë këtë tri herë. Ronaldo, gjithashtu, u bë i pari lojtar në historinë e Ligës së Kampionëve që shënon në 11 ndeshje të drejtpërdrejta në këtë garë.

Ai, gjithashtu, u bë lojtari i tretë që arrin 150 paraqitje në Ligën e Kampionëve, pas ish-portierit të Real Madridit, Iker Casillas (167) dhe ish-mesfushorit të Barcelonës Xavi Hernandez (151). Real Madridi do të përballet me Liverpool, Romën, ose Bayern Munich në gjysmëfinale, pasi gjigantët e La Liga-s do të shkojnë për titullin e tretë të Ligës së Kampionëve.