AKTUALITET, 7 Tetor 2018, 16:18

Skënderbeu merr kreun, thyen Luftëtarin në Gjirokastër

Skënderbeu fiton 2-0 , duke treguar sërish forcën dhe këtë herë ndaj Luftëtarit të Gentian Mezanit. Dy gola të shënuar në pjesën e dytë i dhanë pikët maksimale korçarëve, që kështu vënë nën presion Partizanin dhe Kukësin që përballen nesër.

Korçarët e nisën në sulm, ndërkohë që gjirokastritët kërkojnë të befasojnë me kundërsulme. Në fund të pjesës së parë mund të kishin shënuar pas një gabimi të Kaba Sambou, por Shkurtaj i vetëm me portierin Teqja nuk realizoi. Kjo edhe për meritë të “gardianit” të Skënderbeut.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Goli i avantazhit erdhi nga stoli dhe u realizuar nga Ardit Hoxhaj. Vlonjati, vetëm tre minuta pasi zbriti në fushë shënoi me kokë në portën e Ruçit. Rreth 10 minuta më pas ishte Ditaai që shënoi edhe golin e dytë, duke vulosur fitoren e Skënderbeut.

Korçarat me këtë fitore shkojnë në kuotën e 17 pikëve, duke marrë përkohësisht vendin e parë në renditje. Luftëtari mbetet poshtë në renditje, me vetëm 6 pikë të grumbulluara.