AKTUALITET, 6 Qershor 2019, 21:18

Përgjimet/ Hila: Blerja e votave ka ndodhur edhe më parë, nuk kishim nevojë për konfirmimin e BILD

Përgjimet/ Hila: Blerja e votave ka ndodhur edhe më parë, nuk

Gazetari Dritan Hila, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka deklaruar se blerja e votave, është një fenomen që ka ndodhur edhe më parë dhe se nuk është nevoja për konfirmimin e Bild.

Pjesë nga biseda në studio: 

Dritan Hila: Nuk më intereson shumë që e ka botuar Tiede në Bild. Nuk është fenomen që nuk njihet, i ka blerë Dako në Shijak, siç i ka blerë Gon Duka më parë, sic ka ndodhur dhe në qytete të tjera. Nuk kishim nevojë për konfirmimin e Bild që në Shqipëri, blihen votat.

Andi Bushati: Në gjithë botën dihet që ka krim, që bëhen mëkate. Një demokraci nga një jo demokraci, ndahet që në vendet që kapen, dënohen.

Dritan Hila: Ky është hetim i marrë fund, në momentin kur kanë dalë materialet nga këto dosje.

Andi Bushati: Unë nuk i di arsyet e atyre që i kanë nxjerrë, por po të isha unë prokuror, do shkelja urdhërin e betimit tim dhe do i nxirrja.

/TPZ.al/