AKTUALITET, 6 Qershor 2019, 21:41

Dako përplaset me Fevziun: Je bërë si Avdyli, vetë flet vetë përgjigjesh

Dako përplaset me Fevziun: Je bërë si Avdyli, vetë flet

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është përplasur mbrëmjen e sotme me gazetarin Blendi Fevziu.

I ftuar në emisionin “Opinion” teksa Fevziu po i shpjegonte çështjen e përgjimeve, Dako e ndërpreu.

“A do përgjigje ti apo më je bërë si Astrit Avdyli. Se edhe ai vetë flet vetë përgjigjet,”- tha kryebashkiaku.

“Jo po shiko…,”– tha Fevziu.

“Ore më je bërë si Astrit Avdyli pot ë them…do përgjigje ti apo jo? Se edhe Avdyli vetë flet vetë përgjigjet…”- tha sërish Dako.