BOTA, 14 Prill 2020, 13:41

“Do të mbajnë përgjegjësi për koronavirusin.” Pompeo bën deklaratën e fortë: Kina nuk dha informacion në kohën e duhur

“Do të mbajnë përgjegjësi për


Koronavirusi që shpërtheu në fund të dhjetorit në Kinë, tashmë është kthyer në një “luftë” për mbarë botën.

Të shumtë kanë qenë shkencëtarët, ekspertët e shëndetësisë por edhe politikanët që kanë fajësuar Kinën për këtë virus që ka vrarë mbi 100 mijë njerëz në rang global.

Por sëfundmi edhe Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo ka bërë një deklaratë të fortë sa i përket virusit, duke thënë se ndihet i trishtuar që Kina nuk ka dhënë informacion në kohën e duhur, për Covid-19.

Ndër të tjera Pompeo tha se autorët e Covid-19 janë ata që do të mbajnë përgjegjësi.

“Ne do të kemi kohë të shqyrtojmë gjithçka që ka ndodhur dhe autorët e koronavirusit, sigurisht që një ditë do të mbajnë përgjegjësi. Jam i sigurt që kjo gjë do të ndodhë.

Për momentin, duhet te përqendrohemi në sfidën tonë, që të mund të rihapim ekonominë amerikane, të vëmë në lëvizje atë dhe po ashtu edhe ekonominë botërore.”-është shprehur Pompeo.

Ndërkohë Jim Banks ka bërë thirrje për një hetim të gjerë në Kinë në lidhje me shpërthimin e Covid-19.

Ku ky vendim u mbështet edhe nga Presidenti amerikan Donald Trump i cili ka deklaruar se Uashingtoni mund të pezullojë fondet për OBSH.

Kujtojmë që Amerika është vendi më i goditur deri më tani nga koronavirusi me mbi 587 mijë të infektuar dhe më shumë se 23 mijë të vdekur.