TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy zyrtare të punësuara në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale në Maqedoni, janë marrë në pyetje nga Prokuroria Publike. Siç njofton “TV24”, bëhet fjalë për procedurë parahetimore, për një çështje që është hapur në prokurori në lidhje me informacionet se kërkohet ryshfet nga çiftet që duan të adoptojnë foshnje.
Deri më tani në pyetje është marrë zyrtarja e cila është akuzuar drejtëpërdrejt se ka marrë para, si dhe një tjetër në cilësinë e përfaqësueses së MPPS-së.
Para disa ditësh ka shpërthyer skandali me shitjen e foshnjeve, pasi shkupjanja Kuzmanovska ka denoncuar publikisht se në vitin 2013 i janë kërkuar 2000 euro për të adoptuar një fëmijë. Ajo fillimisht kishte pranuar të paguajë shumën e caktuar, duke menduar se bëhet fjalë për pagesë legale. Pasi ka kuptuar se bëhet fjalë për ryshfet, ajo ka refuzuar të paguajë dhe nuk i është lejuar adoptimi.
Menjëherë pas kësaj, ajo është akuzuar dhe dënuar për “dhunë në familje”.
Edhe Avokati i Popullit ka hapur çështje për keqpërdorime në adoptimin e foshnjeve. Ai është i bindur se edhe Klinika e Gjinekologjisë është e implikuar, në rastet kur abortojnë dhe lindin vajza të mitura.
Avokati i Popullit po heton ku përfundojnë këto foshnja.