AKTUALITET, 29 Prill 2018, 11:36

Ish-zyrtari i PPE: PD në Qeveri do negociojë 33 kapitujt e anëtarësimit në BE

Ish-zyrtari i PPE: PD në Qeveri do negociojë 33 kapitujt e

Mario David, zv.sekretar i përgjithshëm i CDI, ish nënkryetar i PPE tha sot në Kuvendin Kombëtar t Partisë Demokratike se qytetarët shqiptarë mund të mbështeten te PD-ja për suksesin e negociatave të 33 kapitujve të anëtarësimit në BE.

Sipas tij qeveria duhet të bëjë më shumë për reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Perceptimi i pandëshkueshmërisë që kryejnë këto krime duhet të kishte përfunduar shumë kohë më parë. Në një fjali Shqipëria duhet të jetë një vend ku mbizotëron sundimi i ligjit. Hapja e negociatave është fillimi i një ëndërre që duhet të materializohet”, tha David.

PJESE NGA FJALA

Më lejoni tre përshëndetje të veçanta: për Presidentin Sali Berisha, nën drejtimin e të cilit Shqipëria hyri sërish në hartën europiane, ku ajo i përket; për Genc Pollon i cili ishte gjithmonë i palodhur në përfshirjen e partisë suaj në PPE; për Grida Duma të cilës i kërkoj falje që po e përmend të tretën, por që e njoha vetëm së fundmi dhe që angazhimi i saj për vendin tuaj prek këdo që e njeh.

Qytetarët shqiptarë kanë pritur me pritshmëri raportin e KE-së për vitin 2018. Ky do të ishte një tregues shumë i qartë hapja e negociatave në qershor. Të gjitha sondazhet tregojnë një bazë të qëndrueshme nga populli shqiptar për të qenë anëtar të BE-së. NE PPE dhe CDI jemi të kënaqur që PD është plotësisht e angazhuar në anëtarësimin e vendit tuaj. Shumica e arritjeve në raport ishin thjesht ndryshime kozmetike. U desh një vullnet i mirë nga Komisioni. Ekziston një rrugë e gjatë që negociatat të jenë të suksesshme.

Qeveria duhet të bëjë shumë më tepër për reformën në Drejtësi. Në Strasburg kritika kryesore për vendin tuaj janë mungesa e masave për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Perceptimi i pandëshkueshmërisë që kryejnë këto krime duhet të kishte përfunduar shumë kohë më parë. Në një fjali Shqipëria duhet të jetë një vend ku mbizotëron sundimi i ligjit. Hapja e negociatave është fillimi i një ëndërre që duhet të materializohet.

Hapja e negociatave kërkon një qeveri më transparente dhe më të përgjegjshme. Qeveria ka shumë për të përmirësuar. Qytetarët shqiptarë e dinë që mund të mbështeten në PD për suksesin e negociatave të 33 kapitujve. Tani në opozitë, por shumë shpejt në qeveri ju do luani një rol konstruktiv në këtë proces.